Të rinjtë bëjnë sherri me thika, humb jetën 26-vjeçari

PEJË – Një sherr me thika ka ndodhur sot mes të rinjve në Pejë. Sipas njoftimit të Policisë mësohet se në sherr janë përfshirë disa persona, ndërkohë që ka ndërruar jetë një 26-vjeçar.

Viktimë ka mbetur shtetasi me inicialet E. M., i cili pasi u plagos me thikë nuk mundi që t’i mbijetojë plagëve të marra.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur se janë arrestuar dy të dyshuar.

Si pasojë e një përleshje në Pejë, një person ka humbur jetën nga lëndimet e marra, dy persona janë arrestuar, njëri i dyshuar për veprën penale vrasja: e tjetri për veprën penale “lëndim trupor”. Në këtë rast ka pësuar lëndime trupore edhe i dyshuari për veprën penale “vrasja””, ka bërë të ditur Nikçi për lajmi.net

Më tej, ai njoftoi se pas intervistimit, të dyshuarit do të mbahen për 48-orë, me urdhër të prokurorit të shtetit.