TIRANË – Moti i paqëndrueshëm e me reshje dëbore që ka përfshirë sot vendin tonë dhe që pritet të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme, ka detyruar Ministrinë e Arsimit që të mbyllë institucionet shkollore për të paktën tre dit.
Ky vendim ka bërë që në rrjetet sociale të plasë gallata, duke krijuar meme nga më të ndryshmet. Vendimi ka shkuar deri në krahasimin me epokën e akullnajave, por edhe kuzhinieri i famshëm Nusret dukët se është gati për hedhjen e kripës.
Vendimi u bë publik dje nga ministrja Evis Kushi, e cila tha se paraprakisht është vendosur mbyllja e shkollave që nga data 24 e deri në 26 janar.