Aksident i trefishtë në Maqedoni, përfshihen edhe dy ministrat e qeverisë

SHKUP– Një aksident i trefishtë ka ndodhur në rrugën “Ilindenska” në Maqedoninë e Veriut, ku mes tyre edhe vetura e ministrit të Financave Fatmir Besimi.

Këtë e bëri të ditur vetë Besimi përmes një postimi në “Facebook”. Në veturë bashkë me Besimin ka qenë edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.  Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Sot vonë pasdite, vetura zyrtare me të cilën kam qenë duke udhëtuar bashke me ministrin e ekonomisë Kreshnik Bekteshi për në mbledhje pune në Qeveri ka qenë pjesëmarrëse në një aksident trafiku që ka ndodhur në udhëkryqin përballë Qeverisë. Përveç dëmeve materiale në vetura, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar rëndë. Disa nga pjesëmarrësit pësuan lëndime të lehta. Të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë”, shkruan Besimi në Facebook.