GREQI – Një 40-vjeçar me origjinë shqiptare e me banim në Greqi, është dënuar nga gjykata vendase me burgim të përjetshëm, pasi kishte vrarë bashkëshorten e tij 41-vjeçare.
Ngjarja ndodhi në vitin 2016 në Ormylia të Kalkidikit, ku shqiptari e qëllim bashkëshorten e tij 7 herë me thikë duke i marrë jetën në vend. Mediet lokale bëjnë me dije se gjykata e shpalli unanimisht vrasës nga pakujdesia, duke mos marrë parasysh kërkesën për zbritje dënimi.
Gjithashtu ai është dënuar me 4 vite heqje lirie nën akuzën e përdorimit të paligjshëm të armëve të zjarrit, dhe ekspozimit të dhunës ndaj të miturve.
Në faljen e tij, i akuzuari i ka kërkuar falje familjes së të vrarës, duke u shprehur se është penduar për veprimin e tij.
“Më vjen turp që jam këtu”, tha ai duke iu drejtuar prindërve të gruas dhe duke i falënderuar që kujdesen për fëmijët e tij.
“Shkova në shtëpi për të marrë djalin tim të vogël. I tha të madhit se isha i keq dhe ai nuk më donte. Unë kurrë nuk kam thënë një fjalë të keqe për nënën e tyre. Kur shkova të flisja më tha që nuk do t’i shihja më fëmijët, më sulmoi dhe më futi duart në sy”, tha ai.