ITALI – Një çift bashkëshortes që kishin udhëtuar dje nga Tirana në drejtim të Italisë, janë ndaluar nga Guardia Di Financa, në momentin kur kanë zbritur nga avioni në Itali.
Në çantën e tyre janë gjetur një sasi prej 39,510 euro të cilat ishin të padeklaruara. Autoritetet Policore janë vënë në lëvizje pas disa veprimeve të dyshimta të gruas që mbante çantën.
Pasi u gjet sasia e parave, gruaja tha se i kishte përftuar paratë në Shqipëri nëpërmjet siguracioneve. Bashkë me sasinë e parave, autoritetet gjetën dhe produkte ushqimore të ruajtura në kushte higjenike.
Çifti i bashkëshortëve u nisën me avion nga Tirana në drejtim të Italisë.