Basha rikthehet për ta nisur atje ku e la, Rama e uron, rrjetet sociale nuk pushojnë

TIRANË – Edhe pse tashmë ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha duket se i ka munguar faqeve të memeve.

Këtë herë krijuesit e memeve të ‘Stacioni Shqiptar’, kanë menduar të luajnë me rrjetet sociale të ish-kryedemokratit Basha dhe kryeministrit Edi Rama. Memeja bën fjalë për një dorëheqje të deklaratës së Bashës nga ajo që tha një javë më parë ku pohoi dorëheqjen, duke bërë ‘rikthimin’ e tij fake në pozitën e mëparshme.

Ajo që ka krijuar më shumë të qeshura, është një koment i kryeministrit Edi Rama i cili i është bashkëngjitur postimit të montuar.

Rama duket se e mbështet ish-kundërshtarin e tij, teksa ‘shkruan’ Te lumtë.

Postimi në rrjetet sociale:

Pasi pashë reagimet nëpër rrjetet sociale dhe pasi ndjeva me shpirt dëshpërimin e 95% të demokratëve për largimin tim, kam vendosur që për të mirën e Shqipërisë dhe Demokratëve të jap dorëheqjn nga dorëheqja ime. Ky është një rikthim i fuqishëm dhe në bindje të plotë për të vazhduar luftën aty ku e lashe. Shpresoj që të jeni mirë, pasi vetë shkëlqyeshëm jam. I juaji përjetë Lulzim Basha.