Makabër në Tetovë, 45-vjeçari i pret kokën me sëpatë nënës së tij

TETOVË – Një ngjarje makabre ka ndodhur ditën e sotme në Tetovë të Maqedonisë së Veriut.

Sipas informacioneve që kanë transmetuar mediet vendase, mësohet se një 45-vjeçar nga fshati Sellcë, i ka prerë kokën me sëpatë nënës së tij 73-vjeçare. Sipas asaj që kanë deklaruar banorët e zonës, thuhet se 45-vjeçari kishte vetëm 3 javë që ishte liruar nga spitali psikiatrik i Bradovcës, ku mbahej prej 3 vitesh.

45-vjeçari i identifikuar si U.D është arrestuar në vendngjarje pas njoftimit të policisë nga banorët e lagjes, ndërkohë që po vijon hetimet për shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë.

“Sot rreth orës 8:30 pjesëtarë nga sektori për punë të brendshme Tetovë kanë privuar nga liria personin U.D. 45 vjeç nga fshati Sellcë i Tetovës, i cili paraprakisht ka kryer vrasje ndaj nënës së tij 73 vjeçare N.D. nga i njëjti fshat. Veprën e ka kryer me një mjet të mprehtë, rastin në vendin e ngjarjes e kanë hetuar edhe nga prokuroria e Tetovës, ndërsa trupi është dorëzuar në obduksion.”-thuhet në njoftimin e policisë.