Mësuesit ndërpresin punën dhe nisin grevën, ja çfarë kërkojnë punonjësit e arsimit

Mësuesit e arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm në shkollat e Maqedonisë së Veriut kanë vijuar për të dytën javë radhasi grevën e përgjithshme, ku kërkesa kryesore është rritja e pagës.

Ky përshkallëzim i gjendjes së arsimit në vend, erdhi pasi Sindikata e Arsimit refuzoi ofertën e Qeverisë për rritje prej 10 për qind duke theksuar se kërkon rritje fillimisht prej 18.4 për qind dhe zbatimin në faza të “marrëveshjes kolektive”, që u garanton atyre paga dyfish më të larta.

Në lidhje me këtë keresë të dytë, qeveria reagoi duke thënë se asnjë punonjës I arsimit nuk do të marrë pagën për sa kohë qëndronin në grevë.

Në Maqedoninë e Veriut, në arsimin fillor janë të punësuar rreth 20,000 mësimdhënës, ndërsa rreth 8,000 janë në arsimin e mesëm dhe mbi 5,000 në kopshte.

Paga mesatare në sistemin parashkollor dhe fillor, vlerësohet 350 euro, ndërsa në arsimin e mesëm 365 euro.