
TIRANË – Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi, zhvilloi sot një konferencë për mediet së bashku me kryeministrin Edi Rama në Tiranë.
Teksa është pyetur se nëse duhet të ndahet Shqipëria nga Maqedonia e Veriut në rrugën e integrimit Evropian, Varhelyi ka zgjedhur që t’i ‘shmanget’ pyetjes së drejtpërdrejtë. Në këtë moment ka ndërhyrë gazetarja, e cila ka kërkuar një përgjigje konkrete për pyetjen që bëri.
Edhe kryeministri Rama nuk qëndroi në qetësi, duke thënë se një përgjigje e tillë pikërisht në këtë moment, vetëm se do ta përkeqësonte gjendjen e vendeve.
Pyetje: Nuk mora përgjigje për kërkesën e kryeministrit për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut.
Oliver Varhelyi: Nga unë e more!
Edi Rama: Po iu përsëris atë që e kemi pasur hera-herës, këtu fokusi është për të bindur Bullgarinë dhe për t’i pasur të dyja. Ju doni një përgjigje që të prishet fare puna që po bëhet për Bullgarinë, kjo nuk mund të ndodhë këtu. Ne duhet të bëjmë çmos që në qershor t’i kemi të dyja vendet po.