Instagram vazhdon të mbetet një nga rrjetet më të përdorura nga të rinjtë në vend dhe më gjerë.
Së fundmi platforma online ka ardhur me disa risi të reja, duke u mundësuar disa përdoruesve një opsion shtesë. Bëhet fjalë për butonin ‘Pin’, i cili shërben për mbërthimin e një postimi të caktuar në krye të profilit.
Duke qenë se është akoma një opsion në testim, jo të gjithë personave u është shfaqur. Por atyre që u është shfaqur shikojnë opsionin ‘Pin to your profile’, i cili u mundëson që të mbërthejnë tre nga postimet e tyre më kryesore.
“Ne po testojmë një veçori të re që i lejon njerëzit të shtojnë postimet në profilet e tyre,” tha një zëdhënës i Meta për TechCrunch.
Kjo mund të jetë një mënyrë e mirë për t’i treguar njerëzve se kush janë postimet kryesore në profilin tuaj.