
ATHINË – Duke nisur nga data 1 maj, edhe Greqia do të lehtësojë masat kufizuese për hyrjen në vendin e tyre.
Lajmin e ka bërë të ditur zëvendës ministria e Shëndetësisë Mina Gega, nëpërmjet një postimi për mediet ku theksoi se masat do të rivlerësohen edhe një herë në datën 31 maj.
Pritet heqja e paraqitjes së certifikatës së vaksinimit kundër COVID-19 për kalimin në kufij. Për punëtorët që atje janë të pavaksinuar do të ketë një lehtësim, ku nga detyrimi për kryerjen e dy testeve në javë, ata do të bëjnë vetëm një.
Masta për përdorimin e maskës në vendet e mbyllura dhe ato me popullim të lartë kanë mbetur në fuqi.
Në mbledhjen e djeshme Komisioni i Ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë në Greqi rekomandoi:
Pezullimi i certifikatës së Covid nga 1 maji.
– Pezullimi i certifikatës së Covid nga pikat hyrëse në vend
– 1 test i shpejtë në javë (nga dy deri tani) te punëtorët e pavaksinuar, me përjashtim të spitaleve ku mbeten 2 testet e shpejta në javë për punëtorët e pavaksinuar.
Sqarohet se kjo vlen për ata punonjës që janë përjashtuar nga vaksinimi dhe shoqëruesit e pacientëve.
– 1 test i shpejtë (nga 2 që ishin deri më tani) për mësuesit dhe pedagogët e pavaksinuar.
Qeveria greke do të rishqyrtojë sërish situatën sërish për të vendosur nëse do ti lehtësoje ose shtrëngojë masat kundër Covid-19.