IRAKLISI – Greqia është tronditur pasditen e sotme nga një tërmet i fuqishëm që ka shkaktuar panik tek banorët e zonës.
Mësohet se tërmeti ishte me magnitudë 4.8 ballë të shkallës rihet, dhe epiqendra e tij ishte 45 kilometra nga zona e Iraklisit dhe me thellësi 12 kilometra.
Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar ose dëme materiale, ndërkohë që lëkundjet e tokës janë duke vazhduar me intensitet më të vogël.