
GJIROKASTËR– Një 41-vjeçar është arrestuar ditën e sotme gjatë një aksioni në Gjirokastër.
Policia njofton se gjatë një aksioni të kryer mesditën e sotme është vënë në pranga një gardist teksa transportonte klandestinë të ardhur nga Greqia përmes kufirit të gjelbër.
Në pranga është vënë ish-punonjësi i SHÇBA momentalisht punonjës i Gardës së Republikes me iniciale I.Q., 41-vjeç.
Mësohet se gardisti kishte mbushur një furgon plot me klandestinë me destinacion drejt Tiranës.