KF Bulqiza/ Reagon njëri nga lojtarët: Vendim i padrejtë! Ja pse humbëm

BULQIZË– “Një vendim absurd” e konsideron lojtari i KF Bulqizës Roland Uka, vendimin e Komisionit të Desiplinës dhe Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Në një prononcim për Bulqiza.info, Uka shprehet se në atë ndeshje kemi pasur shumë penalizime dhe pjesa më e madhe e lojtarëve kanë qenë me agjërim.

Vendimin më herët e kanë kundërshtuar edhe trajneri Hakik Çekiçi dhe administratori i klubit Fatri Puca.

Trajneri teksa e konsideroi të padrejtë, bëri të ditur për Bulqiza.info se do të apelonte vendimin.