Reagon trajneri i KF Bulqiza; Ja argumentet e Hakik Çekiçit kundër vendimit të FSHF

BULQIZË– Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka vendosur ditën e sotme përjashtimin për pesë sezone të tre klubeve të Kategorisë së Dytë, konkretisht KF Bulqizës, KF Gramshit dhe FC Internacional Tirana.

Në një prononcim për Bulqiza.info, trajneri Hakik Çekiçi ka deklaruar se janë kundër këtij vendimi.

Trajneri bëri të ditur se kanë parashtruar argumente të forta por komisioni nuk ka marrë asnjë prej tyre parasysh duke parë llojin e vendimit.

Çekiçi shprehet i habitur nga komisioni pasi sipas tij në Shqipëri është një ligj që dënon ata që shiten dhe blihen.

Çikiçi tha se vendimi do të apelohet me të njëjtat argumente dhe shpreson që të tregohen të kthejellët pasi nuk mund të dënosh një qytet që sapo ka rilindur.