E rëndë! Tifozi nxjerr armën dhe qëllon arbitrin në mes të ndeshjes

E pazakontë ajo që ka ndodhur gjatë një ndeshje futbolli në Argjentinë. Mediat e huaja raportojnë se një tifoz ka qëlluar me armë zjarri arbitrin në mes të lojës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në futbollin e nivelit amator, në qytetin Jerba Buena, ndërsa i plagosur, thuhet se ka mbetur 48-vjeçari Oscar Antonio Perez.

Gjithçka ndodhi pas një mosmarrëveshjeje mes arbitrit dhe disa tifozëve që ndoqën ndeshjen. Agresori, një nga tifozët e pranishëm në tribunë, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.

Pas aktit ai është arratisur me motor dhe është në kërkim nga policia.

Ndihma e mjekësore i shpëtoi jetën arbitrit. Në një prononcim për “El Tucumano” kreu i komisariatit të San Joze, Hektor Falkon foli për ngjarjen e tmerrshme duke u shprehur: “Oskar Antonio Perez është në terapi për të qenë më i kontrolluar. Por ai është ende në rrezik.”