Duket e çuditshme! Ja pse duhet t’i lani flokët me Coca Cola

Ëndrra për të pasur flokë të bukura, të buta dhe të shëndritshme, ka kthyer njerëzit në gjetjen e mënyrave alternative për ta realizuar këtë gjë.

Siç duket një truk që është zbuluar dhe rekomanduar së fundmi nga stiluesit e flokëve është edhe larja e tyre me Coca Cola. Kjo mund të duket si çmenduri, por në të vërtetë thuhet se është e shëndetshme dhe mund tu japë flokët që dëshironi.

Të famshmit dhe njerëzit e televizionit zakonisht janë të fiksuar pas pamjes së tyre dhe veçanërisht flokëve të bukur. Edhe pse duket si diçka e çmendur, t’i lash flokët me Coca Cola mund të përbëjë një diferencë të madhe. Niveli i lartë i aciditetit të Cola-s shkakton volum në flokë. Kjo i bën flokët të shkëlqejnë. Gjithçka që duhet janë dy shishe të vogla cola dhe ujë për t’i shpëlarë flokët përsëri.

Një lëng me gaz në flokë? Vërtet?

Me sa duket, Coca-Cola përmban acid forforik, dhe pH shumë të ulët. Kështu, pasi e aplikon në flokë, kutikulat forcohen, gjë që bën edhe majat të jetë më të shëndetshme dhe më buta, por edhe nëse i ke flokët kaçurrela, ato të jenë më të formësuara. Gjithashtu, edhe sheqeri që përmban pija me gaz u shton volumin flokëve dhe i bën të duken më të plotë dhe më të bukur.

Përdorimin e Coca-Cola herë pas here në flokë e konfirmojnë edhe editorët e modës në Seventeen.com. Të gjitha modelet që ne shohim me krehje të ndryshme nuk ndjekin rregullisht një larje me shampo dhe balsam. Flokët mund të jetë më të butë dhe më të bukur edhe vetëm duke i larë me Coca Cola.