BULQIZË – Besimtarët Myslimanë festuan në datën 2 maj festën e Fitër Bajramit, e cila simbolizonte kurorëzimin e muajit të faljes dhe agjërimit, Ramazanit.
Në të gjitha qytetet e vendit tonë kishte festime nga më të ndryshmet, të cilat nisën që në orët e para të mëngjesit me namazin (faljen) e Fitër Bajramit. Më pas me vizita nëpër miq e të afërm, e vazhdoi me përshëndetje të ndryshme.
Pak minuta më parë Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ka ndarë foto se si u prit festa në të gjitha qytetet e vendit tonë. Ajo që vihet re është numri i lartë i besimtarëve që kanë mbushur xhamitë.
Votoja e Bulqizës:
Me poshtë do të gjeni atmosferën në qytetet e tjera të vendit!