I FUNDIT/ Hapet rruga e Rinasit

TIRANË– Pas protestave të vazhdueshme, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur hapjen e rrugës së Rinasit siç ishte më parë.

ARRSH e njoftoi vendimin nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ku tha se rruga do të kthehet në gjendjen e mëparshme.

“Kthehet në gjendjen e mëparshme Rruga e Rinasit, qarkullimi do të vijojë me dy sense lëvizjeje deri në një zgjidhje përfundimtare me qëllim lehtësimin e trafikut në segmentin Qafë Kashar-Rrethrrotullimi i Rinasit-Ahmetaq.  Apel ynë për të gjithë drejtuesit e mjeteve që vijnë nga veriu të përdorin akset alternative për të mos rënduar trafikun në rrugën që të çon drejt aeroportit të Rinasit. Udhëtarët që marrin fluturimet të marrin në konsideratë fluksin e lartë të mjeteve në këtë aks duke përllogaritur orarin e nisjes”, thuhet në njoftim.