Shfaqen konkurrenti i ‘Tik Tok’, ky është aplikacioni i ri që po masivizohet

Rrjetet sociale duke se janë bërë një pjesë e pandashme e jetës sonë, Gjatë gjithë ditës ose në momente të veçanta, vëmendja jonë është e fokusuar 100% në smartphonat tanë, duke lundruar në internet.

Në fillim ‘Snapchat’ i cili u zëvendësua nga ‘Instagram’, më pas ky i fundit hasi në konkurrencën e fortë të ‘TikTok’. Por edhe ky aplikacion duket se është duke hasur në konkurrentin e tij potencial, i cili është duke përfituar çdo ditë e më shumë ndjeksa.

Bëhet fjalë për ‘Clubhouse’, ky aplikacion pritet të bëhet një mjet mjaft i populluar i rrjeteve sociale. Ideatori dhe krijuesi i tij Elon Musk, ka bërë të shfaqshëm aplikacionin e ri, i cili pritet të kthehet në një trend.

Çfarë është një ‘klub’?

Është një “aplikacion i mediave sociale i bazuar në audio”, përmes të cilit përdoruesit mund të transmetojnë mesazhe audio, të flasin, të ndajnë histori, por edhe të shkëmbejnë ide me njerëz nga e gjithë bota.

Pas regjistrimit në aplikacion, mund të merrni pjesë në ‘chat room’ me tema të ndryshme. Nga atje ju zgjidhni nëse dëshironi të qëndroni dhe të shikoni si dëgjues ose nëse dëshironi të ndani mendimet tuaja.

Në thelb është një simulim i podkasteve dhe paneleve të diskutimit. Oprah, Ashton Kutcher, Elon Musk, Kevin Hart janë vetëm disa nga personazhet e famshëm që tashmë përdorin rrjetet sociale.

Problemet në këtë fazë janë 2:

Për t’u regjistruar duhet të keni marrë një ftesë nga dikush tjetër, por kjo pritet të ndryshojë së shpejti. Aplikacioni është aktualisht i disponueshëm vetëm për iPhone, megjithatë, dhe kjo pritet të ndryshojë së shpejti!

E sigurt është se ky është një aplikacion me përmbajtje interesante që funksionon edhe si një mjet i dobishëm pune, përveç argëtimit.