
GJIROKASTËR – Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Gjirokastër-Sarandë, ku fatmirësisht nuk ka pasur viktima.
Sipas informacioneve për mediet, mësohet se në aksident është përfshirë një kamion i cili ishte duke transportuar disa mallra. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë lagështia në rrugë, dhe shpejtësia tejet normave të lejuara.
Siç duket në foton e siguruar nga ‘Albeu’, kamioni ka çarë bordurën anësore prej betoni të rrugës, duke përfunduar në përrua.