Fitoi ndeshjen dhe siguroi titullin e 26 kampion, zbulohet shuma marramendëse që do t’i kthejë ‘buzëqeshjen’ kasafortës së Tiranës

TIRANË – Shuma marramendëse që mbase nuk i kishit imagjinuar lëvizin në atë që njihet si ‘biznesi i futbollit’.

Së fundmi në vendin tonë e gjithë vëmendja e ndjekësave të sportit ka kaluar në  fitoren e djeshme të ekipit të Tiranës, kundër kundërshtarëve të Partizanit.

Tirana mbrëmjen e djeshme siguroi titullin e 26 kampion, duke bërë që pritjes së gjatë t’i vijë fundi. Kjo fitore i dha skuadrës bardh e blu, titullin kampion të Shqipërisë.

Përveç titullit kampion, ajo që do të gëzohet këto ditë është kasaforta e ekipit shumë të pëlqyer. Kjo fitore do t’i sigurojë ekipit një shumë afro 1 milion euro.

Sipas asaj që ka transmetuar ‘Albeu’, titulli kampion do të sjellë në arkat bardh e blu 100 milionë lekë (të vjetra) si çmim i vendosur nga FSHF për skuadrën fituese.

Këtij çmimi i shtohen edhe 150 milionë lekë (të vjetra) nga Bashkia e Tiranës, e cila ka gjetur kështu mënyrën për të incentivuar klubet sportive që të sjellin trofe në kryeqytet.

Para për Tiranën do të vijnë edhe nga Evropa, ku në rastin më të keq, nëse Tirana eliminohet direkt nga Liga e Kampioneve dhe Liga e Konferencës, do të përfitonte 810 mijë euro nga UEFA.