OBLIQ – Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në një motel në Kosovë.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si Obliq, ku një person i cili ishte duke qëndruar në ambientet e motelit është sulmuar nga dy shtetas të tjerë të paidentifikuar.
Ai është qëlluar me kodakun e armës, ndërkohë që në ikje e sipër autorët kanë qëlluar disa herë në ajër. Pas ngjarjes personi i lënduar ka marrë ndihmën e nevojshme shëndetësore në qendrën e Obliqit, ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja arme.
Njoftimi i plotë i Policisë:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR/Obiliq 07.05.2022 – 02:45. Gjersa viktima mashkull kosovar ishte duke qëndruar në një motel, dy të dyshuar të pa njohur për të, e kanë sulmuar fizikisht viktimën duke e goditur me kondak të revoles. Të dyshuarit duke u largu nga vendi i ngjarjes kanë shtënë me armë zjarri. Në vend ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë në QKUK.