
TIRANË– Partia Demokratike është ndarë në 3 pjesë, një pjesë me Enkelejd Alibeajn, një pjesë me Sali Berishën dhe një pjesë me asnjërin prej tyre.
Grupi nisi të identifikohet pasi bojkotoi mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, thirrur nga Alibeaj, për zgjedhjen e presidentit, axhendën parlamentare etj.
Në mbledhjen e thirrur nga Alibeaj mungonin Lulzim Basha, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj, Alfred Rrushaj, Flutura Açka, Ramadan Lika, Fation Veizaj, Helidon Bushati, Greta Bardeli dhe Zef Hila.
Grupi nuk mund të konsiderohet se linjë e Bashës, pasi kanë munguar edhe Ervin Salianji, Grida Duma, Kasem Mahmutaj, Xhelal Mziu, Tomorr Alizoti dhe Ina Zhupa, të cilët janë pozicionuar hapur kundër Bashës.
Por tashmë ka dyshime të forta edhe për një krisje të mundshme mes Lulzim Bashës dhe rrethit të tij me Enkelejd Alibeajn, i cili ka qenë protagonist javët e fundit. Fillimisht perceptimi ishte se Enkelejd Alibeajn u zgjodh në krye të PD si dora e Lulzim Bashës, i cili la të kuptonte se do të rikthehej përmes garës.
Gjithashtu, ‘Rithemelimi’ i Berishës, që pretendon se është PD-ja e vërtetë, e akuzon Alibeajn si lojë të Lulzim Bashës dhe Ramës.Por zhvillimet në terren flasin për një distancim mes Bashës dhe Alibeaj, ku mbetet për t’u parë nëse është real apo taktik. Nga ana tjetër, vijon grupi i ‘Rithemelimit; vijon të ketë 15 deputetë besnikë.
Lista kryesohet nga Sali Berisha, i cili ka sinjalizuar se do të bëhet kryetar i PD-së së tij paralele, ndërsa vijon me; Flamur Noka, Edi Paloka, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Luciano Boçi, Edmond Spaho, Luan Baçi, Agron Shehaj, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Isuf Cela, Bujar Leskaj, Belind Kelliçi dhe Elda Hoti.
Partia Demokratike po kalon krizën më të rënda që nga themelimi. Partia ka rrëshqitur javë pas jave në një situatë të paprecedentë dhe absurde. Partia Demokratike është sot me dy Kuvende Kombëtare dhe me dy Këshilla Kombëtarë, ndërsa shumë shpjet do të bëhet me dy kryesi, dy sekretariate dhe dy kryetarë.