Pamje të RËNDA! ‘Kush o këtu veç një gangster’, reperi Fero shfaqet duke rahur një person (Video)

Reperi Fero është shfaqur në një video në rrjetin social ‘Tik-Tok’ teksa dhunon dhe qëllon me shuplaka një person në rrugë.

Teksa ai ishte duke xhiruar një video me telefon, ai zbret nga makina dhe i afrohet qytetarit i cili nuk duket në video. Teksa e ka qëlluar, Fero i ka komunikuar atij duke i thënë “Kush o këtu veç një gangster, a, kush o?”

Kjo video është bërë virale në rrjetet sociale, ndërkohë që më pas reperi është kthyer përsëri në automjet duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Ai është kthyer së fundmi në qendër të vëmendjes, pas ‘disit’ të reperit tjetër Viktor Palokaj, i cili njihet me emrin e artit si Unikkatil.