Donald dhe Romeo Veshaj rrezikojnë të dënohen me 3-10 vite burg

Donald Veshaj dhe Romeo Veshaj do të dalin para Gjykatës së Lartë më 27 maj pasi akuzohen për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Sipas nenit 88 të Kodit Penal, rrezikojnë të dënohen me burgim nga 3 deri në 10 vite. Nuk dihet se për çfarë plagosje bëhet fjalë, ndërsa Prokuroria e Vlorës e ka dërguar rastin për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë dhe kjo e fundit ka caktuar 27 majin si datën e seancës së parë.

Donald dhe Romeo Veshaj janë kthyer në emrat më të përfolur në faqet rozë pas përfundimit të reality show. Donald Veshaj mori vëmendje me historitë e tij të dashurisë brenda Big Brother dhe arriti të shkojë deri në finalen e madhe, por nuk arriti të merrte çmimin e madh.