E kritikuan dhe përoflën për performancën, reagon Ronela: Ore shqipe, isha si shpirt

Këngëtarja Ronela Hajarti e cila përfaqësoi vendin tonë në ‘Eurovizion 2022’ ka reaguar pas kritikave të shumta që mori nga performanca e saj.

Ronela nëpërmjet një postimi ka ironizuar të gjithë ata që e përfolën për shkak të veshjes dhe performancës që dhuroi. Ajo ka pyetur ndjeksat e saj se cila nga këngët i ka mbetur në mendje, apo vetëm kënga ‘Sekret’ që u këndua nga ajo.

Ajo i ka kërkuar Shqiptarëve që të këndojnë një këngë tjetër nga Euroviuzioni, duke nënkuptuar në këtë mënyrë se e vetmja këngë që i është fiksuar ka qenë ajo e saj. Ndër të tjera, Ronela ka theksuar se sa shumë e ka shijuar atë performancë dhe sa mirë dukej, ndonëse u “kryqëzua” për veshjen e saj, aq sa e krahasuan me një veshje striptizmi.

“Ore shqipe, po na këndoni ndonjë këngë tjetër të Eurovision apo vetëm timen keni qejf? Ca të mil që jeni. Në fakt mua më shumë më pëlqeu si u duka. Si shpirt. Shqipederinëvdekje. Askushnuktëdosashqipet”, shkruan Ronela.