I FUNDIT/ Rruga e Arbrit në rrezik! Eksperti: Ka rrëshkitje të tokës në Bulqizë

Tuneli i Murrizit ne Rrugen e Arbrit, i fotografuar ne ceremonine e hapjes se Rruges se Arbrit. Ky aks rrugor do te jete rruga me e shkurter qe lidh Tiranen me Dibren, si dhe me veriun e Maqedonise, Dibren e Madhe, Tetoven dhe Shkupin. Rruga Arbrit parashikohet qe perfundimisht te mbyllet ne pranvere te vitit 2022 dhe eshte e gjate 75 km. /r/n/r/nMurrizi Tunnel in Arbri Street, photographed at the opening ceremony of Arbri Street. This road axis will be the shortest road connecting Tirana with Dibra, as well as with the Northern Macedonia, Dibra, Tetovo and Skopje. Arbri Road is expected to be finally finished in the spring of 2022 and is 75 km long.

DIBËR– Në Shqipëri harxhohen shuma marramendëse për estetikë, fasada, por nuk i kushtohet vëmendja e duhur asaj që është më e rëndësishmja; sigurisë së veprave inxhinierike.

Këtu fjalë është për rrugët, urat, digat, institucionet apo deri edhe objektet e banimit që duhet të jenë garanci për sigurinë e jetës së njerëzve.

Koncesionari i Rrugës së Arbrit, i ka kushtuar shqiptarëve 31 miliardë lekë ose 253 mln euro. Por, kësaj fature i duhen shtuar edhe 20 milionë euro shtesë nga dëmtimet e paparashikuara.

Në dokumentet e tenderit shkruhej se “dalja jashtë pune ka ardhur si rezultat i uljeve gjeologjike të të gjithë fushëgropës së Bulqizës. Ulja e krijuar në vite ka prekur edhe rrugën në zbritje të segmentit nga Qafa e Buallit deri në nyjen në hyrje të Qytetit të Ri të Bulqizës, ku janë shfaqur çedime të trupit të rrugës”.

Pra, në protokollet e ndërtimit nuk ishte parashkuar sizmiciteti i zonës, duke sjellë shpenzime shtesë në vlerë mjaft të lartë. Problematikë e ngjashme konstatohej edhe në By Passin e VLorës apo në Rrugën e kombit që preku një vlerë prej rreth 1 miliardë eurosh.

Fenomenet natyrore nuk mund të ndalen, disa të tjera si tërmeti, as nuk mund të parashikohen më pare… Por, ekspertët që marrin pjesë në ndërtimin e objekteve inxhinierike mund të bëjnë studimet përkatëse të fushës gjeologjiko-inxhinierike dhe sizmike për të ndërtuar sipas parametrave dhe terrenit të caktuar.

“Këto formacione. Hyrja për në Spille në Kavajë, Kodra e Shtufit në Gjirokastër, aksi rrugor që lidh Mallakastrën me Tepelenën, edhe aty ka pasur rrëshkitje. Rruga Arbrit, rruga eKombit, By passi i Vlorës në momentin që këto vepra ndërtohen në këto formacione duhet të bëhet një studim i mirëfilltë gjeologjiko-inxhinierik i tokës. Duhet të bëhen gjatë fazës së projektimit të veprës inxhikkerike. Nëse ka leverdi që aksi rrzgor të kalojë mbi këto depozidime apo të evitohet ndërtimi në to” u shpreh pedagogu, Klodian Skrame për Inside Story.

Pasojat e lëkundjeve të vitit 2019 evidentuan që nuk është marrë seriozisht ose nuk është konsideruar fare sjellja e tokës ndaj tërmeteve në ndërtimin e objekteve inxhinierike. Po ashtu edhe niveli sizmik në disa raste.