
TIRANË– Në orën 10:00, Kuvendi nis seancën e radhës parlamentare.
Në rendin e ditës përfshihen miratime të procesverbaleve të seancave plenare. Ndër të tjera do të diskutohet raporti vjetor i veprimtarisë së Agjencisë të Sigurimit të Depozitave për vitin 2021 dhe raporti vjetor i veprimtarisë së institucionit të Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2021.
Po në këtë seancë do të diskutohen disa projektligje dhe projektvendime për pagat e punonjësve në institucionet e reja të drejtësisë.