Performaca e Ronelës kthehet në debat, Agim Doçi: IShte dinjitoze, Albani le të konkurrojë për Kosovën

Eurpovizion 2022 është kthyer në një ndër temat më të përfolura të showbizzit vendas, ku një ndër më të komentuarat dhe kritikuarat ka qenë këngëtarja Ronela Hajati, e cila përfaqësonte vëndin tonë atje.

Përveç kritikave në rrjetet sociale, debate ka pasur edhe në studiot televizive mes anëtarëve të jurisë që përzgjodhën Ronelën, dhe njerëzve të pakënaqur nga rezultatet e vendit tonë në konkursin e këngëve.

Së fundmi Agim Doçi, një ndër anëtarët e jurisë në përzgjedhjen e këngës përfaqësuese tha se kënga e Ronela Hajatit ishte me dinjtozja dhe fitorja e saj ishte e merituar.

Gjithashtu ai u ndal edhe në një ndër pretendentët kryesore për të fituar festivalin e fundvitit Alban Ramosaj, që sipas tij nuk mund të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovizion, por Kosovën.

“Kur më thoshte njeri pse nuk ja dhatë Ramosajt. Ramosaj si shqiptar i Kosoves le të konkurojë në Eurovizion për Republikën e Kosovës. Europa tallet edhe me Kosovën edhe me ne, sepse unë nuk mund të çoj një këngë që ishte parodi për estradën e Tiranës si ekipi i 5 vetave norvegjez, jepi ujkut një banane. Këto të Kosovës kanë përfituar nga një komision hallexhinjsh që jua pranon këngët”, u shpreh ai.

Kjo deklaratë e tija solli një reagim të menjëhershëm të Robert Aliajt, i cili i kujtoi Doçit se suksesin më të madh në Eurovizion Shqipërise, ja ka dhënë një kosovare, pikërisht Rona Nishliu me këngën SUS, e cila u rendit në vendin e 5-të.