Disa pamje të veçanta janë publikuar në medie nga stërvitja ushtarake që është duke u zhvilluar nga anëtarët e Aleancës së Atlantikut të Veriut në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë stërvitjes një ndër veprimet që është ndërmarrë nga ushtarët, është hedhja e ushtarëve italianë nga një avion C-130, gjatë stërvitjeve Swift Response 22 në bazën ushtarake Krivolak në Ballkan.
Kjo stërvitje ka ardhur pas kërkesës së Finlandës për tu bashkuar me aleancën, gjë që nga Kremlini u konsiderua një kërcënim për Rusinë.