Berisha nis fushatën për kreun e PD-së nga Elbasani

ELBASAN – Ish-kryeministri Sali Berisha ka vendosur pasditen e sotme nisjes e fushatës dhe takimet me qytetarët, për zgjedhjet e brendshme për kryetar të Partisë Demokratike.

Ish-lideri demokrat ka zgjedhur që fushatën ta nisë nga qyteti i Elbasanit, ku takimi është duke u zhvilluar në ‘Teatrin Skampa’.

Zgjedhjet për kryetar të PD-së do të mbahen në datën 22-maj, ndërkohë që në garë për këtë post janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kryetari i partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi.