Berisha nisi sot fushatën për zgjedhjet në PD, ndodh incidenti i parë gjatë takimit në Elbasan

ELBASAN – Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha ndodhet pasditen e sotme në Elbasan, qytet nga i cili ka nisur edhe fushatën për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike.

Zgjedhjet për këtë procedurë do të mbahen në datën 22 maj, ku Berisha ka si kundërshtar ish-kryetarin e PD-së në Kukës Ibsen Elezi.

Gjatë kohës që Berisha ka nisur fjalimin e tij përpara demokratëve që janë mbledhur për ta pritur në ambientet e ‘Teatrit Skampa’, një incident ka ndodhur me njërin prej dashamirësve të ish-kryeministrit.

Një person i dehur ka nisur duke bërtitur në mesin e sallës, dhe më pas është ngjitur në skenë duke kërkuar që të takojë Berishën. Ish-kryeministri pranoi ta takonte dhe më pas qytetari u zbrit nga podiumi.

Video: Albeu