Çfarë ndodhi? Kriset marrëdhënia, veprimi i fundit i Ilirit flet shumë për raportin me Sabianin

Gjatë ditëve kanë qarkulluar disa thashetheme pas një deklarate që bëri Sabiani gjatë një interviste që dha për Donaldin në emisionin e tij të ri.

“Vëllai im Iliri ka përfituar më shumë, nuk mund të flas nga jashtë, unë nuk do të ndryshoja si karakter, do gjeja një vëlla ose një motër aty”, u shpreh Sabiani. Ky i fundit festoi një ditë më parë ditëlindjen, ku nuk kanë munguar urimet nga miqtë dhe ish-banorët e BB VIP.

Por ajo që ra në sy ishte fakti se asnjë urim publik nuk erdhi nga Iliri. Ndërsa nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes dy miqve, ata vazhdojnë ta ndjekin njëri-tjetrin ende në rrjete sociale.