Detaje nga sherri në Bulqizë! 4 të rinjtë shkuan dhe rrahën 2 persona të tjerë

BULQIZË – Një sherr masiv ndodhi mëngjesin e sotëm në Bulqizë ku katër persona shkuan dhe rrahën 2 të tjerë.

Sipas informacioneve për mediet, mësohet se në pranga ka përfunduar shtetasi Besjan Çoku dhe Mirjan Prethi, përkatësisht të moshave 26 dhe 27-vjeç me banim në Bulqizë. Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit Drilon Çoku dhe Silvester Cami, përkatësisht 29 dhe 26-vjeç.

Mbi të katër këta shtetas do të rëndojë akuza e veprës penale, plagosje e rëndë me dshje kryer në bashkëpunim.

Kujtojmë që mëngjesin e sotëm, këta persona kanë shkuar në lavazhin e shtetasit me inicilaet E. T., 34-vjeç, ku pas një konflikti të çastit kanë goditur me sende të forta pronarin e biznesit si dhe një 25-vjeçar me inicialet D.T.

Këta të fundit pas ngjarjes kanë përfunduar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme shëndetësore.

Njoftimi i Policisë:

Bulqizë

Goditën me sende të forta 2 shtetas, ndërhyrja në kohë e policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshmëm të konfliktit.

Arrestohen në flagrancë dy prej autorëve  dhe shpallen në kërkim dy të tjerë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas informacioneve të marra se në lagjen “Gjeologu”, në ambientet e një lavazhi po konfliktoheshin disa persona, menjëherë kanë organizuar punën dhe janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ku falë ndërhyrjes së shpejtë  kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Nga hetimet e kryera rezultoi se shtetasit B. Ç., M. P., D. Ç., dhe S. C., kanë shkuar në ambientet e lavazhit të shtetasit E.T., dhe pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta shtetasit E. T., 34 vjeç, dhe D.T., 25  vjeç, duke u shkaktuar dëmtime në trup të cilët  ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, bënë  arrestimin në flagrancë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” , kryer në bashkëpunim, të shtetasve B. Ç, 26 vjeç; M.P., 27 vjeç, banues në Bulqizë, si dhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e  shtetasve D. Ç, 29 vjeç; S. C.,26 vjeç,  të cilët pas mbërritjes së shërbimeve të policisë në vendin e ngjarjes kanë arritur të largohen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.