I FUNDIT/ Ekzekutohet me armë zjarri 30-vjeçari! Del videoja e atentatit

Një ekzekutim me armë zjarri ka ndodhur në Philadelphia të SHBA-ve, ku dy persona të veshur me të zeza që qëllojnë me breshëri plumbash.

Autorët, të maskuar dhe armatosur “gjer në dhëmbë” shihen teksa dalin me shpejtësi nga një makinë dhe qëllojnë ndaj “objektivit” që ndodhej në një karburant.

Të dyshuarit qëlluan disa herë në drejtim të viktimës, të identifikuar nga Fox Philadelphia si 30-vjeçari Brandon Dixon.

Dixon, babai i një vajze 5-vjeçare, vdiq në një spital, njoftoi policia amerikane. “Nuk e di kush po i rrit këta fëmijë, por atyre nuk u intereson. Ata nuk kanë empati”, tha Lisa, nëna e Dixonit.

Policia tashmë ka nisur një hetim për ngjarjen dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.