Kartonat e kuq për masakrën e Serbenicës, rireagon Rama: Ja si ka folur Shqipëria më 11 maj 2022 (Video)

TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri pas komenteve të shumta kritikuese gjatë ditës së djeshme nga veprimi i anëtarëve të Partisë Socialiste në Kuvend, të cilët votuan kundër rezolutës që dënonte gjenocidin e Serbisë ndaj shqiptarëve të Serbenicës.

Rama ka postuar një video në ‘Facebook’, ku tregon qëndrimin që ka mbajtur vendi ynë për këtë çështje në datën 11 maj të këtij viti në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Kjo video është për ata që akoma budallallepsen nga shejtanbudallallëqet e një të damkosuri botërisht si Katrani me Bojë i Shqipërisë

Ja si ka folur Shqipëria më 11 maj 2022 për Srebrenicën, mu në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, shkruan Rama.

Kujtojmë që propozimi i djeshëm i anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit, u refuzua duke u votuar kundër. Më pas gjatë shpjegimeve të dhëna nga kryeministri Rama dhe kryetari i Grupit Parlamenatr të PS-së, Taluant Balla, u tha se votimi kundër nuk u bë për shkak të çështjes, por për shkak të atij që e propozoi atë.

Propozimi mbante firmën e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili është shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.