Nisi fushatë nga Elbasani, Berisha zbulon çfarë i tha Basha para përjashtimit nga PD

ELBASAN – Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur pasditen e sotme në Elbasan fushatën për Kryetarin e Partisë Demokratike.

Gjatë fjalës së tij me demokratët atje, Berisha tha se me këtë qeveri vendi është duke shkuar drejt greminës duke përmendur numrin e ulët të lindjeve dhe emigrimin e tepërt. Ai solli edhe një herë ndërmend vendimin e ish-kryedemokratit Lulzim Basha, për përjashtimin e Berishës nga PD.

Ky i fundit ka treguar se çfarë i ka komunikuar Basha përpara se të jepte vendimin. Ai tha se ish-kreu i PD i kishte thënë se fëmijët e Berishës, PD dhe Shqipëria do kishin probleme nëse nuk do të përjashtohej.

“Është koha që të sakrifikojmë diçka për dashurinë për vendin. Gjithçka fillon këtu. Unë sot e kisha fare të lehtë se libraria ime dixhitale ka faqe sa kjo dhomë kundra Edi Ramës. Në këtë stad ne e realizuam atë që të paktët ishin ata që e imagjinonin. Vendi duhet të ketë opozitë të vërtetë. Vetëm ajo jep garanci për të fituar. Këtu arritëm, por tani na duhet të fitojmë çdo mendje e zemër. Ne nuk blejmë vota, nuk bëjmë presion për vota ne ofrojmë respekt dhe dashuri.

Ndaj kam ardhur tek ju t’ju ftoj ta vazhdojmë këtë betejë për interesin kombëtar. E ka shpjeguar në keqinterpretim Lulzim Basha këtë gjë. Në një bisedë më tha se nëse nuk e përjshton Sali Berishën më tha që fëmijët e tij do kenë këto pasoja, edhe PD edhe Shqipëria. Unë i them që të gjitha këto le të bëhen sepse fëmijët e mi, PD, vendi im më të keqen kanë përçmimin dhe unë s’mund ta bëj kurrë këtë.

Një antishqiptar i tërbuar si Sorros që nuk pajtohet me vlerat që ne besojmë dhe interesat tona, e pa që kishte një pengesë, loboi kundra meje dhe shfrytëzoj Edi Ramën. Antony Blinken nuk është antishqiptar, por Sorrosi po, Edi Rama po është jo se e them unë po janë aktet që bën ndër më turpëruese”, tha Berisha.