Noizy i bën dhuratën e veçantë boksierit Florian Marku

Reperi i njohur Rigels Rajku ose siç njihet edhe nga fansat Noizy, ka surprizuar të gjithë me një dhuratë shumë të veçantë për boksierin Florian Marku.

Prej kohësh reperi dhe boksieri janë miq mes njëri-tjetrit, dhe ata nuk ngurojnë që ta shprehin edhe nëpër rrjetet sociale respektin që ndajnë mes njëri-tjetrit. Së fundmi Noizy ka publikuar një këngë të titulluar ‘Florian Marku’.

Një projekt që i dedikohet 100% boksierit të njohur, ku një ndër frazat që këndohet është ‘Kampioni i botës, Marku’. Kënga po komentohet shumë nga ndjekasat e reperit, të cilët janë ndjerë krenarë për këtë gjë.

Videoklipi është menduar që të jetë gjithashtu i veçantë, duke përmbajtur momente të ndryshme nga stërvitja dhe ndeshjet e Markut.