Sherr masiv në BULQIZË, 4 persona shkojnë në lavazh dhe bëjnë për spital dy pronarët

BULQIZË – Një sherr masiv me sende të forta ka ndodhur ditën e sotme në një lavazh në Bulqizë, ku 4 shtetas kanë shkuar në lavazhin e shtetasit me inicialet E. T., 34-vjeç në lagjen ‘Gjeologu’ dhe pas një konflikti të çastit kanë dhunuar atë dhe një 25-vjeçar me inicialet D.T.

Këta të fundit kanë përfunduar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme shëndetësore.

Pas njoftimit për ngjarjen, Policia ka shkuar në ambientet e lavazhit duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve me inicialet B. Ç, 26-vjeç dhe M.P., 27-vjeç, të dy banues në Bulqizë. Mbi këta shtetas do të rëndojë akuza e veprës penale ‘Plagosje e rëndë me dashje’ kryer në bashkëpunim.

Të përfshirë në këtë ngjarje kanë qenë edhe shtetasit me inicialet D. Ç, 29-vjeç dhe S. C., 26-vjeç, të cilët në momentin e mbërritjes së Policisë kanë mundur të largohen nga vendi i ngjarjes.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, ndërkohë po punohet për arrestimin e dy shtetasve të arratisur.

Njoftimi i Policisë:

Bulqizë

Goditën me sende të forta 2 shtetas, ndërhyrja në kohë e policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshmëm të konfliktit.

Arrestohen në flagrancë dy prej autorëve  dhe shpallen në kërkim dy të tjerë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas informacioneve të marra se në lagjen “Gjeologu”, në ambientet e një lavazhi po konfliktoheshin disa persona, menjëherë kanë organizuar punën dhe janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ku falë ndërhyrjes së shpejtë  kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Nga hetimet e kryera rezultoi se shtetasit B. Ç., M. P., D. Ç., dhe S. C., kanë shkuar në ambientet e lavazhit të shtetasit E.T., dhe pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta shtetasit E. T., 34 vjeç, dhe D.T., 25  vjeç, duke u shkaktuar dëmtime në trup të cilët  ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, bënë  arrestimin në flagrancë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” , kryer në bashkëpunim, të shtetasve B. Ç, 26 vjeç; M.P., 27 vjeç, banues në Bulqizë, si dhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e  shtetasve D. Ç, 29 vjeç; S. C.,26 vjeç,  të cilët pas mbërritjes së shërbimeve të policisë në vendin e ngjarjes kanë arritur të largohen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.