Sherri masiv në BULQIZË/ Dalin emrat e personave të përfshirë, dy në pranga dy në kërkim

BULQIZË – Janë zbuluar pak më parë edhe identitetet e personave të përfshirë në sherrin masiv që ndodhi ditën e sotme në një lavazh në lagjen ‘Gjeologu’ në Bulqizë.

Sipas informacioneve për mediet, mësohet se në pranga ka përfunduar shtetasi Besjan Çoku dhe Mirjan Prethi, përkatësisht të moshave 26 dhe 27-vjeç me banim në Bulqizë. Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit Drilon Çoku dhe Silvester Cami, përkatësisht 29 dhe 26-vjeç.

Mbit të katër këta shtetas do të rëndojë akuza e veprës penale, plagosje e rëndë me dshje kryer në bashkëpunim.

Kujtojmë që mëngjesin e sotëm, këta persona kanë shkuar në lavazhin e shtetasit me inicilaet E. T., 34-vjeç, ku pas një konflikti të çastit kanë goditur me sende të forta pronarin e biznesit si dhe një 25-vjeçar me inicialet D.T.

Këta të fundit pas ngjarjes kanë përfunduar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme shëndetësore.

Njoftimi i Policisë:

Bulqizë

Goditën me sende të forta 2 shtetas, ndërhyrja në kohë e policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshmëm të konfliktit.

Arrestohen në flagrancë dy prej autorëve  dhe shpallen në kërkim dy të tjerë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas informacioneve të marra se në lagjen “Gjeologu”, në ambientet e një lavazhi po konfliktoheshin disa persona, menjëherë kanë organizuar punën dhe janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ku falë ndërhyrjes së shpejtë  kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Nga hetimet e kryera rezultoi se shtetasit B. Ç., M. P., D. Ç., dhe S. C., kanë shkuar në ambientet e lavazhit të shtetasit E.T., dhe pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta shtetasit E. T., 34 vjeç, dhe D.T., 25  vjeç, duke u shkaktuar dëmtime në trup të cilët  ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, bënë  arrestimin në flagrancë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” , kryer në bashkëpunim, të shtetasve B. Ç, 26 vjeç; M.P., 27 vjeç, banues në Bulqizë, si dhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e  shtetasve D. Ç, 29 vjeç; S. C.,26 vjeç,  të cilët pas mbërritjes së shërbimeve të policisë në vendin e ngjarjes kanë arritur të largohen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.