‘S’ka negociata me non gratat’, Berisha i përgjigjet Ballës nga Elbasani

ELBASAN – Ish kryeministri Sali Berisha ndodhej mbrëmjen e sotme në Elbasan, nga ku nisi edhe fushatën për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike.

Pasi mbaroi takimin me demokratët, Berisha ka dhënë disa intervista të shkurtëra për gazetarët. Teksa është pyetur në lidhje me qëndrimin e Taulant Ballës, kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste i cili ka pohuar se nuk do të marrin për bazë asnjë negociatat me non-gratat, Berisha ka thënë se kjo gjë e nderon atë.

Zgjedhjet për kryetarin e PD-së do të mbahen në datën 22 maj, dhe Berisha ndodhet përballë kandidatit tjetër Ibsen Elezit, më parë me detyrë kryetar i degës së PD-së në Kukës.