Digjet makina e efektivit të Policisë: Ishte i parkuar përpara shtëpisë

Foto ilustruese

SHKODËR– Makina e një efektivi policie është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër.

Policia njofton se rreth orës 04:00, në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër, është djegur pjesërisht mjeti tip “Mitsubishi” në pronësi të shtetasit S. K., 54-vjeç, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Automjeti ka qënë i parkuar përpara banesës së këtij shtetasi. Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.