TIRANË– 3 persona kanë ofenduar dhe dhunuar ditën e djeshme një 38-vjeçar në Tiranë.
Ka qenë 38-vjeçari me iniciale F.H., i cili ka bërë denoncimin në Polici. 38-vjeçari ka kallëzuar se në Shkozë, tre persona të paidentifikuar, e kanë ofenduar dhe goditur me grushte. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.