Merr fund, hiqet pas disa javësh autobusi nga lumi Lana

TIRANË– Autobusin ‘Go Green’ i cili pësoi aksident disa javë më parë nuk do ta shikojmë më mbi lumin Lana.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dhënë urdhër mbrëmjen e djeshme që autobusi të hiqet. Në pamjet e ndara nga JOQ shihen vinçat pranë autobusit, që tani iu janë shkatërruar xhamat edhe dyert.

Më 29 Maj, autobusi i linjës së ‘Go Green’ doli nga rruga e përfundoi në Lanë. Nga ky aksident u plagosën 5 persona dhe paniku ishte i madh. Autobusi qëndroi për gjatë gjithë kësaj kohe mbi Lanë, veprim ky që sipas Bashkisë do t’i shërbente për sensibilizimin e drejtuesve të mjeteve.