TIRANË– Teksa po hyjmë në sezonin e verës, aksioni për “Shqipërinë e Pastër” vazhdon pothuajse në të gjithë vendin.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të shtunë pamjet nga pastrimi në Kavajë, Gjirokastër, Mallakastër, Bulqizë, Klos, Prrenjas, Kuçovë dhe Kukës.
Rama e ka konsideruar aksionin si “Investimi më i sigurt për një Shqipëri të Pastër pa mbeturina të hedhura kuturu që helmojnë shëndetin e të gjithëve”.