VIDEO/ Dalin pamjet e autorit që dogji makinën e efektivit në Shkodër

SHKODËR– Kanë dalë pamjet e autorit i cili i ka vënë flakët makinës së efektivit të Policisë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas pamjeve të siguruara nga AbcNews, shihet se autori, i cili mban ë kokë një kapuç afrohet pranë automjetit tip “Mitsubishi” dhe i vendos zjarrin.

Pasi makina përfshihet nga flakët ai largohet menjëherë duke vrapuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen “Tre Heronjtë”. Automjeti në pronësi të efektivit S. K., 54 vjeç ishte parkuar pranë banesës së këtij të fundit. Sakaq, kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.