
TIRANË– Ditën e sotme ish-presidenti Bujar Nishani u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare.
Për vdekjen e tij ka reaguar edhe Edi Paloka, i cili përmes një mesazhi në rrjetin social “Facebook” deputeti i PD shkruan se pak më parë u konfirmua lajmi i vdekjes së Nishanit.
“Një lajm i hidhur ka pak që u konfirmua; Bujar Nishani, ish-President i Republikës, ministër dhe funksionar në disa poste të rëndësishme të PD në vite, ka ndërruar jetë!
Një fatkeqësi për familjen dhe për gjithë demokratët. Respekti ynë për gjithshça dha për PD dhe për vendin, do e shoqërojë kurdoherë”!