
TIRANË– Këshilli Kombëtar i cili po zgjedh ditën e sotme 20 anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike ka mbajtur një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Bujar Nishanit.
Ish-presidenti ndërroi jetë sot në moshën 58-vjeçare, teksa ishte i shtruar në Gjermani.
Nishani ishte president për një mandat 5-vjeçar, ndërsa në këtë post u zgjodh në 24 korrik të 2012-ës deri në 24 korrik të 2017-ës.