
TIRANË – Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë ka publikuar pak më parë numrin e infektimeve me COVID-19 për 24 orët e fundit.
Sipas njoftimit të bërë publik, mësohet se sot janë kryer 633 testime prej të cilave kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 36 qytetarë.
Fatmirësisht sot nuk ka pasur asnjë viktimë nga virusi vdekjeprurës, ndërkohë që lajmi i mirë është se janë shëruar edhe 78 qytetarë të tjerë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,549 që nga fillimi i pandemisë.
Aktualisht në vendin tonë rezultojnë pozitivë me COVID-19, 265 persona.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësië:
“Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 633 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 36 qytetarë, në këto bashki:
15 në Tiranë, 6 në Fier, nga 3 qytetarë në Lushnje, Sarandë, nga 2 qytetarë në Patos, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Durrës, Kavajë, Divjakë, Vlorë, Delvinë”, thotë ministria.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”.
Statistika (3 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 36
Të shëruar në 24 orë 78
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 633
Testime totale 1,830,851
Raste pozitive 276,311
Raste të shëruara 272,549
Raste Aktive 265
Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 183
Fier 28
Vlorë 21
Durrës 8
Gjirokastër 8
Korçë 6
Elbasan 3
Shkodër 2
Dibër 2
Lezhë 2
Berat 1
Kukës 1